Vijon aksioni i IKMT në Rinas me qëllim sigurinë aeroportuale

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po vijon aksionin në zonën e Aeroportit të Rinasit, ku janë prishur dhe çmontuar 290 objekte, përfshirë struktura shërbimi dhe mure rrethuese. Aksioni do të vazhdojë me prishjen dhe çmontimin e strukturave, të cilat cenojnë sigurinë aeroportuale dhe dëmtojnë imazhin urban të zonës.

IKMT vijon aksionin për lirimin e hapësirave përgjatë aksit kombëtar në Rrugën e Arbrit

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po vijon aksionin në Rrugën e Arbrit, Bashkia Klos, Qarku Dibër, për lirimin e hapësirave përgjatë akseve kombëtare. Ky aksion ka për qëllim garantimin e sigurisë në lëvizje dhe mbrojtjen e infrastrukturës rrugore, duke kontribuar në krijimin e hapësirave më të sigurta dhe më të aksesueshme për qytetarët.

Vijon aksioni i IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje

KMT ka kryer sot një shpërthim të kontrolluar në zonën e Parkut Kombëtar të Thethit, si pjesë e aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje. Operacioni u zhvillua në mënyrë të sigurt dhe nën mbikëqyrjen e specialistëve, pa shkaktuar dëmtime në mjedis apo rrezik për banorët. Ky veprim është pjesë e angazhimit të pandërprerë për […]

IKMT vijon aksionin kundër ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Thethit

IKMT ka rinisur prishjen e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Thethit. Janë evidentuar 13 objekte me konstruksione betonarme dhe dru. Pavarësisht aksionit të fundit në këtë zonë pak muaj më parë, konstatojmë se ka akoma individë që refuzojnë të pranojnë se lufta ndaj ndërtimeve të paligjshme është pa kthim! U bëjmë thirrje subjekteve […]

IKMT vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në aeroportin e Rinasit

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vazhdon aksionin në zonën e Aeroportit të Rinasit. Aktualisht janë prishur dhe çmontuar 210 objekte shërbimi të ndërtuara pa leje. Aksioni do të vijojë deri në pastrimin e plotë të zonës. #IKMT #Aksion #Ligjshmëri #AeroportiNënëTereza #MbrojtjaETerritorit #NdërtimePaLeje

IKMT vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Aeroportin e Rinasit

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon aksionin në zonën e Aeroportit të Rinasit. Deri më tani janë prishur dhe çmontuar 155 objekte shërbimi të ndërtuara pa leje. Ky aksion do të vijojë deri në pastrimin e plotë të zonës. #IKMT #Aksion #Ligjshmëri #AeroportiNënëTereza #MbrojtjaETerritorit #NdërtimePaLeje

IKMT vijon aksionin në Orikum për prishjen e ndërtimeve të paligjshme në bregdet

Orikum | Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonat bregdetare. Aktualisht, IKMT po ndërhyn në prishjen e ndërtimeve të kundërligjshme në zonën bregdetare të Orikumit. Të vendosur për goditjen e paligjshmërisë, mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e zonave të mbrojtura. #IKMT #ZonatEMbrojtura #ZbatimLigji #KontrolliTerritorit

IKMT aksion në zonën pranë Aeroportit ‘Nënë Tereza’

IKMT, prej datës 19.09.2025, ka nisur aksionin për heqjen e strukturave të paligjshme në zonën përreth Aeroportit “Nënë Tereza”. Struktura njëkatëshe, të përdorura për funksione shërbimi, përveç cënimit të sigurisë aeroportuale, dëmtojnë edhe imazhin urban të një prej portave kryesore hyrëse e dalëse të vendit tonë. Deri më tani janë hequr 30 struktura. Ky aksion […]