Dita Botërore e Mjedisit, Drejtoritë Rajonale së bashku me nxënës të gjimnazeve zhvillojnë aktivitet ndërgjegjësues

Në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit, Drejtoritë Rajonale të IKMT së bashku me nxënës të gjimnazeve kanë zhvilluar një aktivitet ndërgjegjësues për mirëmbajtjen e ambientit të përbashkët.

Ata kanë mbjellë fidanë në oborret e shkollave dhe në mjediset përreth kalave të qyteteve përkatëse si dhe kanë pastruar mjediset e brendshme të kalave nga mbetjet.

Ky aktivitet zhvillohet në vazhdën e disa aktiviteteve ndërgjegjësues për mbajtjen pastër dhe rëndësinë e mjedisit në shëndetin dhe jetën tonë.