Drejtoria e Inspektimit të Mjedisit dhe Ujërave dhe 12 Drejtoritë Rajonale të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, kanë organizuar një aktivitet për pastrimin e zonave bregdetare, muzeale dhe parqeve në qytete të ndryshme.
Ky aktivitet vjen në kuadër të ditës ndërkombëtare të biodiversitetit.
IKMT u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të mbajmë pastër mjedisin që na rrethon.