DRIKMT Lezhë në gatishmëri në terren për shuarjen e zjarrit pranë Urës së Milotit

Gjatë ditës së sotme në vendin e quajtur Pllanë pranë Urës së Milotit, grupi i punës nga Sektori i Inspektimit Pyor në DRIKMT Lezhë kanë konstatuar një vatër zjarri.

DRIKMT Lezhë ka qenë në gatishmëri per izolimin e kësaj vatre në bashkëpunim me zjarrfikësit dhe banorët e zonës.

Dëmi ekonomik ishte në përmasa të vogla dhe po punohet për shuarjen përfundimtare të kësaj vatre zjarri.