Inspektorët e DRIKMT Tiranë kanë zhvilluar një ditë në terren së bashku me studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Inspektorët u kanë shpjeguar studentëve procesin praktik të inspektimit dhe kriteret mjedisore të mbështetura në ligj. Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të javës që pasoi Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit.