Forcohet kontrolli në pyje, IKMT me fokus të shtuar në verifikimin e shkeljeve

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Inspektimit të Pyjeve dhe përgjegjësit e kontrollit në terren në 12 qarqet e vendit, u theksua nevoja për një ritëm të ri dhe më efektiv në verifikimin dhe ndëshkimin e çdo veprimtarie që bie ndesh me kërkesat ligjore në sektorin pyjor.

Gjatë takimeve dhe analizave të zhvilluara, u nënvizua domosdoshmëria e forcimit të kontrolleve në terren, me qëllim parandalimin dhe goditjen e shkeljeve që dëmtojnë pasurinë pyjore dhe mjedisin.

Janë identifikuar tashmë zonat më problematike në të gjithë vendin, ku vëmendja do të jetë e shtuar dhe veprimet inspektuese do të intensifikohen.

Në këtë proces do të ketë bashkëpunim të ngushtë edhe me njësitë e vetëqeverisjes vendore, si dhe me Policia e Shtetit, me synim rritjen e efektivitetit në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e pasurive natyrore.