IKMT ka ndërmarrë aksionin për heqjen e strukturave dhe instalimeve (pinarë dhe dajlanë) në Liqenin e Shkodrës.
Ky aksion po zhvillohet në bashkëpunim me strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bashkinë Shkodër dhe Policinë e Shtetit dhe planifikohet të vazhdojë deri në pastrimin dhe kthimin e këtij resursi në gjendjen natyrale.
