IKMT marrëveshje bashkëpunimi me AMBU dhe AKM për parandalimin e ndotjes mjedisore

Ditën e sotme në mjediset e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes këtij institucioni, Agjensisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU) dhe Agjensisë Kombëtare të Mjedisit (AKM) me fokus angazhimin e përbashkët për prandalimin e ndotjes mjedisore në vendin tonë.
Drejtueset e këtyre institucioneve të pranishme në takim – Kryeinspektorja e IKMT znj. Dallëndyshe Bici, Drejtoresha e Përgjithshme e AMBU znj. Anila Shehu dhe Drejtoresha e Përgjithshme e AKM znj. Arta Dollani – e vendosën theksin e marrëveshjes tek koordinimi dhe ndërveprimi në drejtim të zbatimit të ligjit dhe marrja e masave në mbrojtjen e zonave ujore, pyjore dhe malore nga kundravajtjet mjedisore.