IKMT në fokus të diskutimeve për forcimin e sigurisë në ndërtim dhe inspektimin teknik

Pjesë e tryezës së organizuar nga Inspektorati i Përgjithshëm ku diskutuam mbi sigurinë në ndërtim dhe reformën e inspektimit teknik në Shqipëri. Bashkë me përfaqësues nga bota akademike dhe shoqatat profesionale shkëmbyem pikëpamje dhe sugjerime rreth problematikës së kontrollit të cilësisë së materialeve të ndërtimit, mbrojtjes nga zjarri dhe sigurisë teknike në kantiere.

Në përfundim, u nënvizua domosdoshmëria e një sistemi më të fortë dhe më të koordinuar inspektimi, me qëllim rritjen e sigurisë dhe cilësisë në sektorin e ndërtimit në vend.