Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) sjell në vëmendje të subjekteve se ka hyrë në fuqi Vendimi nr. 618, datë 30.07.2026 i Këshillit të Ministrave, përmes të cilit pezullohen punimet e ndërtimit dhe aktivitetet e lidhura me to në zonat turistike gjatë sezonit turistik 2026.
Pezullimi ka hyrë në fuqi me botimin e vendimit në Fletoren Zyrtare dhe zgjat deri më 15 shtator 2026, me përjashtimet e parashikuara në vendim.
IKMT u bën thirrje të gjitha subjekteve të respektojnë përcaktimet e këtij vendimi, me qëllim garantimin e një sezoni të qetë dhe mbarëvajtjen e aktivitetit turistik.
IKMT në bashkërendim me institucionet e tjera ligjzbatuese do të monitorojë në terren zbatimin e këtij vendimi duke ndëshkuar çdo subjekt që kryen shkelje




