Inspektor – Sektori i Burimeve Natyrore  dhe Produkteve të Ndërtimit në Drejtorinë Inspektimit të Territorit dhe Planifikimit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

“Inspektor” – Sektori i Burimeve Natyrore  dhe Produkteve të Ndërtimit në Drejtorinë Inspektimit të Territorit dhe Planifikimit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
 
Arsimimi: Master Profesional ose Shkencor në fushat e drejtësisë, inxhinierisë së ndërtimit, artitekturës, urbanistikës, konstruksionit, transportit, teknologjisë së materialeve, gjeologjisë, hidrologjisë dhe mjedisit.
Dokumentacioni i nevojshëm:
  1. CV
  2. Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit (e noterizuar)
  3. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë), (e noterizuar);
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  5. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  6. Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
  7. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  8. Vërtetim gjykate / prokurorie
  9. Vërtetim që nuk ka marrë masa disiplinore për cënim të rregullave të etikës.
  10. Letër referencë
Shënim: Të vendoset në dispozicion nëpërmjet Shërbimit Postar, pranë Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit me adresë: Rr. “Muhamet Gjollesha” pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Tiranë.
Afati: 25.05.2024