Ndërhyrje e IKMT në Shkodër për zbatimin e aksit “Kthesa e Bërdicës – Ura e Baçallëkut

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ekzekutoi prishjen e disa objekteve me funksion shërbimi dhe banimi në territorin e Bashkisë Shkodër. Ndërhyrja u krye në kuadër të zbatimit të projektit publik infrastrukturor për ndërtimin e aksit rrugor “Kthesa e Bërdicës – Ura e Baçallëkut”. Pronarët e objekteve që preken nga kjo ndërhyrje janë trajtuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi, përmes procedurave të shpronësimit për interes publik.