Një gjest i thjeshtë, një ndihmë e madhe për jetën

Punonjësit e IKMT-së u bënë pjesë e nismës së dhurimit vullnetar të gjakut, duke treguar edhe një herë se solidariteti dhe kujdesi për komunitetin shprehen më së miri përmes veprave konkrete.
Mirënjohje për të gjithë punonjësit që iu përgjigjën kësaj thirrjeje fisnike, si dhe për stafin e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut për bashkëpunimin dhe profesionalizmin e treguar.