Përgjegjës sektori – Drejtoria e Informacionit, Kontrollit të të Dhënave dhe Marrëdhënieve me Publikun

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

Zbaton detyrat e ngarkuara nga Drejtori i Drejtorisë së Informacionit, Kontrollit të të Dhënave dhe Marrëdhënieve me Publikun, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.

Angazhohet sipas urdhrave të eprorëve në grupet e kontrollit në Drejtoritë Rajonale të IKMT-së, në bazë të metodikave dhe programeve të miratuara dhe jep ndihmesë për riparimin e të metave dhe përmirësimin e punës.

Ushtron verifikime të drejtpërdrejta për problematika të veçanta, që përfshihen në objektin e veprimtarisë të drejtorisë.

Mban kontakt të vazhdueshëm me Drejtoritë Rajonale të IKMT-së, në lidhje me evidentimin e problemeve të ndryshme dhe zgjidhjen e tyre, shkëmbimin e informacionit të nevojshëm, si dhe çështje të tjera.

Ndjek në vazhdimësi nëpërmjet specialistit të teknologjisë së informacionit në IKMT, problemet e funksionimit të pajisjeve kompjuterike, rrjeteve të komunikimit, programeve, si dhe informon eprorët mbi probleme të mundshme që lidhen me mirëmbajtjen dhe funksionimin e tyre, brenda parametrave përkatës.

Në mbështetje të punës së strukturave të inspektimit dhe ekzekutimit në aparatin qendror, Drejtorive Rajonale të IKMT-së, aktivizohet me detyra konkrete në terren (në përputhje me profilin profesional), sipas urdhërave të dhëna nga eprorët.

Grumbullon në mënyrë periodike (3, 6, 9 dhe 12 mujore) dhe përpunon, duke i shoqëruar edhe me paraqitjet grafike përkatëse, të dhënat statistikore të fushave të ndryshme nga sektorët e IKMT-së, në qendër dhe në Drejtori Rajonale, si dhe strukturave të tjera.

Përzgjedh dhe përgatit materialin statistikor të përditësuar, i cili do të shërbejë për hartimin e Buletinit Vjetor Statistikor të IKMT-së, në faqen zyrtare të institucionit, si dhe për qëllime të tjera.

Përgatit materialet e nevojshme statistikore në kuadër të projekteve në të cilat angazhohet drejtoria, si dhe kryen përmbledhje të publikimeve më të fundit me karakter statistikor.

Merr iniciativa për njohjen dhe përvetësimin e teknikave (metodologji, software etj.) të reja në fushën e informacionit statistikor.

Mban përgjegjësi të drejtëpërdrejtë për realizimin e detyrave të sektorit.

Nënshkruan personalisht të gjitha aktet administrative shkresore që dalin nga sektori.

Kritere të përgjithshme:

Të jetë shtetas shqiptar.

Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.

Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.

Të mos jetë i dënuar brenda dhe jashtë vendit.

Kritere të posaçme:

Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit Master i Shkencave, në Shkenca Ekonomike, Shkenca Juridike dhe Shkenca Shoqërore.

Edhe diploma Bachelor të jetë në të njëjtën fushë.

Njohuri dhe aftësi: njohuri të gjera të legjislacionit:

Ligji nr. 9780, datë 16.7.2007 “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme”, i ndryshuar.

Ligji nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”.

Ligji nr. 111/2012 “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”.

Ligji nr. 9290, datë 7.10.2004 “Për produktet e ndërtimit”, të ndryshuar.

Ligji nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”.

Ligji nr. 10431, datë 9.06.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”, i ndryshuar.

Ligji nr. 9385, datë 4.5.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, i ndryshuar.

Ligji nr. 20079, datë 25.05.2010 “Për kundravajtjet administrative”.

VKM nr. 408, datë 13.5.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”.

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

Kërkesë për punë

Jetëshkrim

Diplomë dhe listën e notave të noterizuar (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit.

Fotokopje të librezës së punës

Fotokopje të letërnjoftimit (ID)

Vërtetim të gjendjes shëndetësore

Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore

Vërtetim që nuk ka marrë masa disiplinore për cënim të rregullave të etikës

Vërtetim gjykate / prokurorie

Letër reference

Certifikatë personale / familjare

2 (dy) foto (për dokumenta)

Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Mosdorëzimi i dokumentave të mësipërme dhe mosplotësimi i kritereve, e skualifikojnë automatikisht aplikantin.

Kandidatët do të vlerësohen në dy faza:

Faza e parë – Dosja personale (eksperienca dhe kualifikimet), deri në 70 pikë.
(Do të kualifikohen për fazën e dytë të vlerësimit, tre aplikantë që kanë pikët më të larta nga faza e parë e vlerësimit).

Faza e dytë – Intervista e strukturuar me gojë (Njohuritë, aftësitë, kompetencat në lidhje me përshkrimin e punës si dhe motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre) deri në 30 pikë.

Kandidatët e kualifikuar në fazën e parë të konkurimit do të njoftohen elektronikisht për datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet faza e dytë.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër duhet të bëhet brenda datës 16.03.2026, nëpërmjet dorëzimit në rrugë postare në protokollin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Rruga “Muhamet Gjollesha”, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Tiranë.

Shqyrtimi dhe vlerësimi i aplikimeve, listimi i kandidatëve do të bëhet brenda datës 18.03.2026.