Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin/et si më sipër është:
Në përputhje me orientimet e instancave eprore, vendos kontakte të vazhdueshme me IMT- të, institucionet e tjera të pushtetit vendor, instancat që ushtrojnë pushtetin e deleguar ekzekutiv në nivel lokal, strukturat rajonale të inspektorateve të tjera shtetërore, grupet e interesit në funksion të sigurimit të një mbështetjeje sa më të gjerë publike dhe krijimit të raporteve institucionale, të nevojshme gjatë ushtrimit të veprimtarisë.
Merr masa organizative për ushtrimin në vijmësi të kontrollit mbi territorin në juridiksion.
Përgjigjet drejtëpërdrejtë për aspektin organizativ dhe efektivitetin e kontrolleve dhe inspektimit pranë IMT- ve dhe/ose subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e ndërtimit.
Përgatit dhe propozon për miratim, pranë instancave eprore, masa operacionale, teknike dhe organizative në rastet e ndërhyrjeve për ekzekutim.
Jep mendimin e tij për aktet proceduriale të mbajtura nga Sektori, si dhe për probleme të veçanta që i ngarkohen për trajtim dhe vlerësim dhe ia paraqet eprorit.
Kritere të përgjithshme:
Të jetë shtetas shqiptar;
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
Të mos jetë i dënuar brenda dhe jashtë vendit.
Kritere të posaçme:
Të zotërojë diplomë të nivelit Master i Shkencave në Shkenca të Inxhinierisë së Ndërtimit, Artitekturë ose Drejtësi. Edhe diploma e nivelit Bachelor të jetë në të njëjtën fushë.
Të ketë të paktën 5 (pesë) vite përvojë pune në profesion.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
Jetëshkrim
Diplomë dhe listën e notave të noterizuar (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë)
Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
Vërtetim të gjendjes shëndetësore
Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
Vërtetim që nuk ka marrë masa disiplinore për cënim të rregullave të etikës.
Vërtetim gjykate / prokurorie
Letër referencë
2 (dy) foto (për dokumenta)
Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Mosdorëzimi i dokumentave të mësipërme dhe mosplotësimi i kritereve, e skualifikojnë automatikisht aplikantin.
Kandidatët do të vlerësohen në dy faza:
Faza I-rë – Dosja personale (eksperienca dhe kualifikimet), deri në 70 pikë;
(Do të kualifikohen për fazën e dytë të vlerësimit, tre aplikantët që kanë pikët më të larta nga faza e parë e vlerësimit)
Faza II- Intervista e strukturuar me gojë (Njohuritë, aftësitë, kompetencat në lidhje me përshkrimin e punës si dhe motivimi, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre) deri në 30 pikë;
Kandidatët e kualifikuar në fazën e parë të konkurimit do të njoftohen elektronikisht për datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet faza e dytë.
Shqyrtimi dhe vlerësimi i aplikimeve, listimi i kandidatëve të kualifikuar do të bëhet brenda datës 05.06.2024
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, duhet të bëhet brenda datës 01.06.2024, nëpërmjet dorëzimit në rrugë postare në protokollin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Rruga “Muhamet Gjollesha”, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Tiranë.