Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërmarrë sot aksionin për prishjen e objekteve që përbëjnë pengesë për vijimin e punimeve në sheshin “Shqiponja”, Lumi i Tiranës, Loti 1 & QMT, Faza 2. Planfikohet prishja e pesë objekteve nga 1-3 kate, pronarët e të cilëve janë trajtuar me shpronësim për interes publik.
