Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
Kujdeset për mirëmbajtjen teknike dhe funksionale të automjetit në përdorim.
Informon përgjegjësin e sektorit për çdo problem apo defekt të karakterit teknik, për afatet e kryerjes së kontrollit teknik periodik të detyrueshëm, si dhe për likuidimin e detyrimeve vjetore fiskale dhe siguracionit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Plotëson saktë formularët përkatës për dokumentimin e lëvizjeve dhe konsumit të karburantit, sipas inventarëve të udhëtimit, të miratuar.
Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga instancat eprore.
· Kritere të përgjithshme:
Të jetë shtetas shqiptar;
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
Të mos jetë i dënuar brenda dhe jashtë vendit.
· Kritere të posaçme:
Të ketë patentë të vlefshme drejtimi;
Të mos ketë masa administrative aktive (pezullim të patentës).
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
Kërkesë për punë
Jetëshkrim
Patentë e noterizuar
Fotokopje të librezës së punës
Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
Vërtetim të gjendjes shëndetësore
Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore
Vërtetim që nuk ka marrë masa disiplinore për cenim të rregullave të etikës
Vërtetim gjykate/prokurorie
Letër reference
Certifikatë personale/familjare
2 (dy) foto (për dokumente)
Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj
Mosdorëzimi i dokumenteve të mësipërme dhe mosplotësimi i kritereve e skualifikojnë automatikisht aplikantin.
Kandidatët do të vlerësohen në dy faza:
Faza e parë – Dosja personale (eksperienca dhe kualifikimet), deri në 70 pikë;
(Do të kualifikohen për fazën e dytë të vlerësimit tre aplikantë që kanë pikët më të larta nga faza e parë e vlerësimit).
Faza e dytë – Intervista e strukturuar me gojë (njohuritë, aftësitë, kompetencat në lidhje me përshkrimin e punës, si dhe motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre), deri në 30 pikë;
· Kandidatët e kualifikuar në fazën e parë të konkurrimit do të njoftohen elektronikisht për datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet faza e dytë.
· Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër duhet të bëhet brenda datës 05.03.2026, nëpërmjet dorëzimit në rrugë postare në protokollin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Rruga “Muhamet Gjollesha”, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Tiranë.
· Shqyrtimi dhe vlerësimi i aplikimeve, listimi i kandidatëve do të bëhet brenda datës 09.03.2026.


