Shofer – Sektori I Shërbimeve Mbështetëse në Drejtorinë e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse.

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
1.      Kujdeset për mirëmbajtjen teknike dhe funksionale të automjetit në përdorim.
2.      Informon përgjegjësin e sektorit për çdo problem apo difekt të karakterit teknik, për afatet e kryerjes së kontrollit teknik periodik të detyrueshëm, si dhe për likuidimin e detyrimeve vjetore fiskale dhe siguracionit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
3.      Plotëson saktë formularët përkatës për dokumentimin e levizjeve dhe konsumit të karburantit, sipas inventarëve të udhëtimit, të miratuar.
4.      Kryen çdo detyrë tjeter që i ngarkohet nga instancat eprore.
·         Kritere të përgjithshme: 
–          Të jetë shtetas shqiptar;
–          Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
–          Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
–          Të mos jetë i dënuar brenda dhe jashtë vendit.
·         Kritere të posaçme:  
 
–          Të ketë patentë të vlefshme drejtimi.
–          Të mos ketë masa adimintrative active (pezullim të patentës).
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
·         Kërkesë për punë
·         Jetëshkrim
·         Patentë e noterizuar;
·         Fotokopje të librezës së punes
·         Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
·         Vërtetim të gjendjes shëndetësore
·         Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
·         Vërtetim që nuk ka marrë masa disiplinore për cënim të rregullave të etikës.
·         Vërtetim gjykate / prokurorie
·         Deshmi Penaliteti
·         Letër reference
·         Certifikatë personale / familjare
·         2 (dy) foto (për dokumenta)
·         Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Mosdorëzimi I dokumentave të mësipërme dhe mosplotësimi I kritereve, e skualifikojnë automatikisht aplikantin.
 
Kandidatët do të vlerësohen në dy faza:
Faza e parë – Dosja personale (eksperienca dhe kualifikimet), deri në 70 pikë;
(Do të kualifikohen për fazën e dytë të vlerësimit, tre aplikantë që kanë pikët më të larta nga faza e parë e vlerësimit).
Faza e dytë – Intervista e strukturuar me gojë (Njohuritë, aftësitë, kompetencat në lidhje me përshkrimin e punës si dhe motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre) deri në 30 pikë;
·         Kandidatët e kualifikuar në fazën e parë të konkurimit do të njoftohen elektronikisht për datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet faza e dytë.
·         Aplikimi dhe dorëzimi I të gjitha dokumentave të cituara më sipër duhet të bëhet brenda datës 11.06.2026, nëpërmjet dorëzimit në rrugë postare në protokollin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Rruga “Muhamet Gjollesha”, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Tiranë.
·         Shqyrtimi dhe vlerësimi I aplikimeve, listimi I kandidatëve do të bëhet brenda datës 12.06.2026.