Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
Zbaton programin e punës sipas miratimit nga përgjegjësi i sektorit, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës.
Në zbatim të detyrave që i ngarkohen, ushtron kontrolle dhe bën verifikime të drejtpërdrejta në terren, si dhe raporton konkluzionet tek përgjegjësi i sektorit.
Mban përgjegjësi të drejtëpërdrejtë për përcjelljen e informacionit të rezervuar në kushte të larta diskrecioni dhe njëkohësisht për ruajtjen e konfidencialitetit të nevojshëm gjatë ndërhyrjeve të ekzekutimit.
Sipas porosive të eprorëve, kujdeset për dokumentimin filmik dhe/ose fotografik të realizimit të ndërhyrjeve të ekzekutimit.
Siguron territorin ku realizohet ndërhyrja, me qëllim parandalimin e aksidenteve apo futjen e personave të paautorizuar.
Kritere të përgjithshme:
Të jetë shtetas shqiptar.
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
Të mos jetë i dënuar brenda dhe jashtë vendit.
Kritere të posaçme:
Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit Master Profesional ose Master i Shkencave, në Shkenca Shoqërore / Shkenca Juridike / Akademia e Sigurisë / Akademia Ushtarake.
Edhe diploma Bachelor të jetë në të njëjtën fushë.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
Kërkesë për punë
Jetëshkrim
Diplomë dhe listën e notave të noterizuar (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit.
Fotokopje të librezës së punës
Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
Vërtetim të gjendjes shëndetësore
Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore
Vërtetim që nuk ka marrë masa disiplinore për cënim të rregullave të etikës
Vërtetim gjykate / prokurorie
Letër reference
Certifikatë personale / familjare
2 (dy) foto (për dokumenta)
Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
Mosdorëzimi i dokumentave të mësipërme dhe mosplotësimi i kritereve, e skualifikojnë automatikisht aplikantin.
Kandidatët do të vlerësohen në dy faza:
Faza e parë – Dosja personale (eksperienca dhe kualifikimet), deri në 70 pikë.
(Do të kualifikohen për fazën e dytë të vlerësimit, tre aplikantë që kanë pikët më të larta nga faza e parë e vlerësimit).
Faza e dytë – Intervista e strukturuar me gojë (Njohuritë, aftësitë, kompetencat në lidhje me përshkrimin e punës si dhe motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre) deri në 30 pikë.
Kandidatët e kualifikuar në fazën e parë të konkurimit do të njoftohen elektronikisht për datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet faza e dytë.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër duhet të bëhet brenda datës 16.03.2026, nëpërmjet dorëzimit në rrugë postare në protokollin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Rruga “Muhamet Gjollesha”, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Tiranë.
Shqyrtimi dhe vlerësimi i aplikimeve, listimi i kandidatëve do të bëhet brenda datës 18.03.2026.
