Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
– Zbaton programin e punës sipas miratimit nga përgjegjësi i sektorit, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës.
– Në zbatim të detyrave që i ngarkohen, ushtron kontrolle dhe bën verifikime të drejtperdrejta në terren, si dhe raporton konkluzionet tek përgjegjësi i sektorit.
– Mban përgjegjësi të drejtëpërdrejte për përcjelljen e informacionit të rezervuar në kushte të larta diskrecioni dhe njëkohesisht për ruajtjen e konfidencialitetit të nevojshëm gjatë ndërhyrjeve të ekzekutimit.
– Sipas porosive të eprorëve, kujdeset për dokumentimin filmik dhe/ose fotografik të realizimit të ndërhyrjeve të ekzekutimit.
– Siguron territorin ku realizohet ndërhyrja, me qëllim parandalimin e aksidenteve apo futjen e personave të paautorizuar.
· Kritere të përgjithshme:
– Të jetë shtetas shqiptar;
– Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
– Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
– Të mos jetë i dënuar brenda dhe jashtë vendit.
· Kritere të posaçme:
Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit Master Profesional ose Master i Shkencave, në Shkenca Shoqërore/Shkenca Juridike/Akademia e Sigurisë/Akademia Ushtarake.
– Edhe diploma Bachelor të jetë në të njëjtën fushë.
· Njohuri dhe aftësi: njohuri të gjera të legjislacionit:
– Ligji nr.90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore”, i ndryshuar.
– Ligji nr. 9780, datë 16.7.2007 “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme”, i ndryshuar;
· Eksperienca: Të ketë të paktën 1 vit përvojë pune në profesion.
· Gjuhë të huaja dhe njohuri kompjuterike: Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe të përdorimit të programeve kompjuterike.
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit të aplikimeve:
Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
· Kërkesë për punë
· Jetëshkrim
· Diplomë dhe listën e notave të noterizuar (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit; (Fotokopje)
· Fotokopje të librezës së punes
· Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
· Vërtetim të gjendjes shëndetësore
· Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
· Vërtetim që nuk ka marrë masa disiplinore për cënim të rregullave të etikës.
· Vërtetim gjykate / prokurorie
· Letër reference
· Certifikatë personale / familjare
· 2 (dy) foto (për dokumenta)
· Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Mosdorëzimi i dokumentave të mësipërme dhe mosplotësimi i kritereve, e skualifikojnë automatikisht aplikantin.
Kandidatët do të vlerësohen në dy faza:
Faza e parë – Dosja personale (eksperienca dhe kualifikimet), deri në 70 pikë;
(Do të kualifikohen për fazën e dytë të vlerësimit, tre aplikantë që kanë pikët më të larta nga faza e parë e vlerësimit).
Faza e dytë – Intervista e strukturuar me gojë (Njohuritë, aftësitë, kompetencat në lidhje me përshkrimin e punës si dhe motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre) deri në 30 pikë;
· Kandidatët e kualifikuar në fazën e parë të konkurimit do të njoftohen elektronikisht për datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet faza e dytë.
· Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër duhet të bëhet brenda datës 27.04.2026, nëpërmjet dorëzimit në rrugë postare në protokollin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Rruga “Muhamet Gjollesha”, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Tiranë.
· Shqyrtimi dhe vlerësimi I aplikimeve, listimi I kandidatëve do të bëhet brenda datës 29.04.2026.


