Specialist – Sektori i Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

  • Zbaton programin e punës sipas miratimit nga përgjegjësi i sektorit, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore.

  • Kontrollon respektimin e orarit zyrtar si dhe regjimin e hyrje-daljeve të punonjësve.

  • Punon për krijimin, plotësimin, sistemimin dhe ruajtjen e dosjeve të dokumentacionit individual të punës, për çdo punëmarrës.

  • Përpilon listëprezencën ditore për çdo punonjës, evidenton mungesat dhe për rastet e mungesave të arsyetuara administron dokumentin justifikues (raport shëndetësor, fletë thirrjeje në prokurori ose në gjykatë, detyrim paraqitjeje në organet e tjera të autorizuara, përmbushjen e një detyrimi të caktuar ligjor etj.)

  • Në përputhje me legjislacionin e punës dhe orientimet e instancave eprore, përgatit grafikun e lejeve vjetore të pagueshme për çdo punonjës, paraqet për miratim dhe mbikëqyr në vazhdimësi zbatimin praktik në përputhje me grafikun e miratuar.

  • Trajton në përputhje me porositë e eproreve dhe brenda afateve, praktikat e korrespondencës administrative, të adresuara pranë sektorit, përpilon shkresa dhe materiale të ndryshme, duke nënshkruar kopjen e dokumentit që arkivohet.

  • Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga instancat e eprore.

· Kritere të përgjithshme:

  • Të jetë shtetas shqiptar;

  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

  • Të mos jetë i dënuar brenda dhe jashtë vendit.

· Kritere të posaçme:

Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor, Master Profesional ose Master i Shkencave, Shkenca Juridike dhe Shkenca Shoqërore.

  • Edhe diploma Bachelor të jetë në të njëjtën fushë.

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  • Kërkesë për punë

  • Jetëshkrim

  • Diplomë dhe listën e notave të noterizuar (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;

  • Fotokopje të librezës së punës

  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID)

  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore

  • Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore

  • Vërtetim që nuk ka marrë masa disiplinore për cënim të rregullave të etikës

  • Vërtetim gjykate / prokurorie

  • Letër reference

  • Certifikatë personale / familjare

  • 2 (dy) foto (për dokumenta)

  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj

Mosdorëzimi i dokumentave të mësipërme dhe mosplotësimi i kritereve, e skualifikon automatikisht aplikantin.

Kandidatët do të vlerësohen në dy faza:

  • Faza e parë – Dosja personale (eksperienca dhe kualifikimet), deri në 70 pikë;
    (Do të kualifikohen për fazën e dytë të vlerësimit, tre aplikantë që kanë pikët më të larta nga faza e parë e vlerësimit).

  • Faza e dytë – Intervista e strukturuar me gojë (Njohuritë, aftësitë, kompetencat në lidhje me përshkrimin e punës si dhe motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre) deri në 30 pikë;

  • Kandidatët e kualifikuar në fazën e parë të konkurimit do të njoftohen elektronikisht për datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet faza e dytë.

  • Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër duhet të bëhet brenda datës 11.03.2026, nëpërmjet dorëzimit në rrugë postare në protokollin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Rruga “Muhamet Gjollesha”, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Tiranë.

  • Shqyrtimi dhe vlerësimi i aplikimeve, listimi i kandidatëve do të bëhet brenda datës 13.03.2026.