Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin:
1. Zbaton programin e punës sipas miratimit nga përgjegjësi i sektorit dhe ndjek zbatimin e tyre sipas afateve përkatëse.
2. Mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për realizimin e detyrave të tij.
3. Merr masa për kontrollin e punës për mirëmbajtjen e aktiveve të qëndrueshme (pajisjeve, mjeteve të transportit, orendive, ambienteve), identifikimin e problemeve, difekteve dhe angazhohet për zgjidhjen ose riparimin përfundimtar të tyre, ndjek lëvizjen fizike të aktiveve, merr masa për ruatjen e tyre nga dëmtimet si dhe përcjell çdo dokument të lëvizjes së aktiveve në sektorin e financës dhe shërbimeve.
4. Përgatit dhe paraqet për miratim ose dijeni pranë instancave eprore të programeve të punës, materialeve me karakter informues dhe/ose propozues.
5. Mban dhe pasqyron në rregjistrin e mjeteve të gjitha riparimet dhe shërbimet e kryera për mjetet periodikisht.
6. Kontrollon respektimin e normativave të konsumit të lëndëve djegëse dhe lubrifikuese të automjeteve nën administrimin e institucionit,referuar katalogëve teknik të prodhimit dhe standardeve të shfrytëzimit të përcaktuar në kuadrin ligjor në fuqi.
7. Në përputhje me programin vjetor të punës zbaton programet mujore në nivel sektori.
8. Nënshkruan personalisht të gjitha aktet e dala nga sektori.
Kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët për këtë pozicion:
· Kritere të përgjithshme:
– Të jetë shtetas shqiptar;
– Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
– Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
– Të mos jetë i dënuar brenda dhe jashtë vendit.
· Kritere të posaçme:
Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor, Master Profesional ose Master i Shkencave, në Shkenca Juridike dhe Ekonomike.
– Edhe diploma Bachelor të jetë në të njëjtën fushë.
· Njohuri dhe aftësi: njohuri të gjera të legjislacionit:
– Ligji nr.90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore”, i ndryshuar.
– Ligji nr. 7961, 12.07.1995 “Kodin e Punës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
– VKM nr. 325, datë 31.05.2023 “Për miratimin e strukturës së pagave, niveleve të pagave dhe shtesa të tjera mbi pagë … dhe nëpunësve në disa institucione të administratës publike”, i ndryshuar.
– Ligj nr. 44/2015 “Kodi i procedurave administrative”.
– Ligji nr. 8730, datë 18.01.2011 “Për organizimin dhe funksionimin e shërbimit të përmbarimit gjyqësor” i ndryshuar.
· Eksperienca: Të ketë të paktën 1 vit përvojë pune në profesion.
· Gjuhë të huaja dhe njohuri kompjuterike: Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe të përdorimit të programeve kompjuterike.
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit të aplikimeve:
Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
· Kërkesë për punë
· Jetëshkrim
· Diplomë dhe listën e notave të noterizuar (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit; (Fotokopje)
· Fotokopje të librezës së punes
· Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
· Vërtetim të gjendjes shëndetësore
· Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
· Vërtetim që nuk ka marrë masa disiplinore për cënim të rregullave të etikës.
· Vërtetim gjykate / prokurorie
· Letër reference
· Certifikatë personale / familjare
· 2 (dy) foto (për dokumenta)
· Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Mosdorëzimi i dokumentave të mësipërme dhe mosplotësimi i kritereve, e skualifikojnë automatikisht aplikantin.
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve:
Kandidatët do të vlerësohen në dy faza:
Faza e parë – Dosja personale (eksperienca dhe kualifikimet), deri në 70 pikë;
(Do të kualifikohen për fazën e dytë të vlerësimit, tre aplikantë që kanë pikët më të larta nga faza e parë e vlerësimit).
Faza e dytë – Intervista e strukturuar me gojë (Njohuritë, aftësitë, kompetencat në lidhje me përshkrimin e punës si dhe motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre) deri në 30 pikë;
· Kandidatët e kualifikuar në fazën e parë të konkurimit do të njoftohen elektronikisht për datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet faza e dytë.
· Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër duhet të bëhet brenda datës 14.05.2026, nëpërmjet dorëzimit në rrugë postare në protokollin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Rruga “Muhamet Gjollesha”, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Tiranë.
· Shqyrtimi dhe vlerësimi I aplikimeve, listimi I kandidatëve do të bëhet brenda datës 18.05.2026.

