Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
– Zbaton detyrat e ngarkuara nga përgjegjësi i Sektorit të Marrëdhënieve me Publikun.
– Përgatit ose koordinon përgjigjen zyrtare ndaj kërkesave për informacion ose ankesave të depozituara pranë IKMT- së.
– Përgatit ose koordinon përgatitjen e materialeve sensibilizuese në lidhje me mbrojtjen e territorit, mjedisit dhe pyjeve duke koordinuar edhe me institucione të tjera publike.
– Përzgjedh dhe përgatit materialin statistikor të përditësuar, i cili do të shërbejë për hartimin e Buletinit Vjetor Statistikor, në faqen zyrtare të internetit të institucionit, si dhe për qëllime të tjera.
– Përgatit materialet e nevojshme për faqen zyrtare të institucionit si edhe e mirëmban atë.
– Në rastet kur konstatohen pasaktësi apo keqinformime në lajmet e publikuara nga mediat, përgatit sqarimet e nevojshme për saktësimin e informacionit.
– Sqaron dhe/ose jep informacionin përkatës në favor të personave ose grupeve të interesit, në përputhje me rregullat e shpërndarjes së informacionit zyrtar.
– Identifikon shqetësimet e qytetarëve dhe bashkërendon punën me strukturat e tjera administrative në institucion, për sqarimin dhe zgjidhjen e tyre.
– Kujdeset për vijueshmërinë e mbledhjes së informacionit nga shtypi periodik dhe media elektronike dhe bën përzgjedhjen dhe përpunimin e këtij informacioni duke përgatitur një buletin informativ në mënyrë periodike.
– Përcakton modalitetet e organizimit të takimeve të ndryshme, konferencave për shtyp, si dhe aktiviteteve të tjera që lidhen me marrëdhëniet publike të institucionit.
– Evidenton në vazhdimësi ankesat dhe problemet e bëra prezente nga të gjithë subjektet e interesuara dhe ndjek zbatimin e procedurave administrative përkatëse për sqarimin dhe dhënien e përgjigjes për çdo kërkesë.
– Mban përgjegjësi për kthimin dhe redaktimin e materialeve të ndryshme në gjuhë të huaj dhe sipas rastit, ndjek përkthimin dhe redaktimin e tyre nga persona të tjerë të kualifikuar, brenda ose jashtë institucionit.
– Asiston Kryeinspektorin dhe/ose funksionarë të tjerë të IKMT- së, gjatë takimeve dhe kontakteve me përfaqësues të organizatave të huaja, përfaqësive diplomatike të akredituara në R.SH., donatorë të huaj, etj..
– Mbulon sipas porosive të eprorëve, përpilimin dhe publikimin e deklaratave publike në emër të institucionit dhe sipas rastit, të strukturave në varësi të tij.
· Kritere të përgjithshme:
– Të jetë shtetas shqiptar;
– Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
– Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
– Të mos jetë i dënuar brenda dhe jashtë vendit.
· Kritere të posaçme:
Arsimi: Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor, Master Profesional ose Master i Shkencave, në Shkenca Ekonomike, Shkenca Juridike dhe Shkenca Shoqërore.
– Edhe diploma Bachelor të jetë në të njëjtën fushë.
· Njohuri dhe aftësi: njohuri të gjera të legjislacionit:
– Ligji nr. 9780, datë 16.7.2007 “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme”, i ndryshuar;
– Ligji nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”;
– Ligji nr. 111/2012 “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”;
– Ligji nr. 9290, datë 7.10.2004 “Për produktet e ndërtimit”, të ndryshuar;
– Ligji nr. 8402, date 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndertimit”
– Ligji nr. 10431, datë 9.06.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”, i ndryshuar.
– Ligji nr. 9385, datë 4.5.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor” i ndryshuar.
– Rregullores së Brendshme të IKMT, miratuar me Urdhrin e Ministrit Nr.424 datë 25.11.2020
· Eksperienca: Të ketë të paktën 1 vit përvojë pune në profesion.
· Gjuhë të huaja dhe njohuri kompjuterike: Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe të përdorimit të programeve kompjuterike.
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit të aplikimeve:
Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
· Kërkesë për punë
· Jetëshkrim
· Diplomë dhe listën e notave të noterizuar (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit; (Fotokopje)
· Fotokopje të librezës së punes
· Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
· Vërtetim të gjendjes shëndetësore
· Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
· Vërtetim që nuk ka marrë masa disiplinore për cënim të rregullave të etikës.
· Vërtetim gjykate / prokurorie
· Letër reference
· Certifikatë personale / familjare
· 2 (dy) foto (për dokumenta)
· Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Mosdorëzimi i dokumentave të mësipërme dhe mosplotësimi i kritereve, e skualifikojnë automatikisht aplikantin.
Kandidatët do të vlerësohen në dy faza:
Faza e parë – Dosja personale (eksperienca dhe kualifikimet), deri në 70 pikë;
(Do të kualifikohen për fazën e dytë të vlerësimit, tre aplikantë që kanë pikët më të larta nga faza e parë e vlerësimit).
Faza e dytë – Intervista e strukturuar me gojë (Njohuritë, aftësitë, kompetencat në lidhje me përshkrimin e punës si dhe motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre) deri në 30 pikë;
· Kandidatët e kualifikuar në fazën e parë të konkurimit do të njoftohen elektronikisht për datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet faza e dytë.
· Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër duhet të bëhet brenda datës 14.04.2026, nëpërmjet dorëzimit në rrugë postare në protokollin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Rruga “Muhamet Gjollesha”, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Tiranë.
· Shqyrtimi dhe vlerësimi I aplikimeve, listimi I kandidatëve do të bëhet brenda datës 15.04.2026.

