Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), në kuadër të operacionit për rikthimin e ligjshmërisë në zonën e mbrojtur të Thethit, ka kryer prishjen e një objekti dykatësh me strukturë beton-armë, të ndërtuar pa leje dhe në kundërshtim me rregullat mjedisore.
