Grupi i Inpsektimit Pyjor në DRIKMT Fier, ka zhvilluar një kontroll dhe monitorim në vendin e quajtur “Pishat e Divjakes”, pjesë e Parkut Kombëtar “Divjakë-Karavasta”.
Inspektorët kanë kontrolluar për aktivitetin e gjuetisë së paligjshme dhe prerjes së lëndës drusore, ku nuk u konstatua asnjë shkelje ligjore.
IKMT u bën thirrje qyetetarëve të ruajnë ekosistemin e bimëve dhe të kafshëve të vendit tonë.