Inspektor- Sektori i Monitorimit dhe Analizës së Riskut në Drejtorinë e Inspektimit të Pyjeve në Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit

Inspektor- Sektori i  Monitorimit dhe Analizës së Riskut në Drejtorinë e Inspektimit të Pyjeve në Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit
 
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin/et si më sipër është:
  1. Është përgjegjës dhe zbaton detyrat e Drejtorisë përkatëse në ushtrimin e detyrave funksionale.
  2. Është përgjegjës për organizimin dhe për cilësinë e efektivitetit të veprimtarisë së punës së tij.
  3. Merr pjesë në aktivitete trajnuese, të cilat ndikojnë në përmirësimin dhe kualifikimin profesional.
  4. Kontrollon zbatimin e dispozitave ligjore dhe të akteve nënligjore në fuqi për pyjet, kullotat, zonat e mbrojtura, florën e egër, veprimtaritë e gjuetisë dhe veprimtaritë e tjera që zhvillohen në fondin pyjor nga subjektet private dhe publike.
  5. Parandalon, zbaton dhe lufton dëmtimin, pushtimin, shpërdorimin, tjetërsimin, shkatërrimin dhe degradimin e pyjeve të tokës pyjore, cënimin nga ndërhyrjet e pakontrolluara në fondin pyjor dhe mjedisin natyror.
  6. Bllokon veprimtaritë e ushtruara nga çdo person fizik, juridik që nuk shlyen detyrimet ligjore në afatet e caktuara ose që nuk respektojnë kushtet e kontratave.
  7. Garanton mbrojtjen dhe sigurinë e pyjeve përmes parandalimit, zbulimit dhe hetimit të veprave penale kundër pyjeve dhe procedimin penal të autoreve të tyre në përputhje me parashikimet e legjislacionit penal.
  8. Bashkëpunon me organet e Policisë së shtetit, organet tatimore dhe organet e qeverisjes lokale për veprimtaritë dhe funksionet që parashikohen në ligje të tjera.
  9. Mbikëqyr zbatimin e legjislacionit për përdorimin dhe vjeljen e prodhimeve pyjore nga burimet pyjore e jo pyjore në pronësi apo përdorim të njësive të qeverisjes vendore, zonat e mbrojtura ose në pronesi private.
  • Kritere të përgjithshme: 
    • Të jetë shtetas shqiptar;
    • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
    • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
    • Të mos jetë i dënuar brenda dhe jashtë vendit.
  • Kritere të posaçme:  
  • Të zotërojë diplomë të nivelit Master Profesional ose Shkencor në Shkencat të Inxhinierisë së Mjedisit /Shkenca Bujqësore/Gjeologji-Miniera, Shkenca Ekonomike, Shkenca Natyrore, Shkenca Juridike
  • Të ketë të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
  1. Jetëshkrim
  2. Diplomë dhe listën e notave të noterizuar  (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
  3. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë)
  4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
  5. Vërtetim të gjendjes shëndetësore
  6. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  7. Vërtetim që nuk ka marrë masa disiplinore për cënim të rregullave të etikës.
  8. Vërtetim gjykate / prokurorie
  9. Letër referencë
  10. 2 (dy) foto (për dokumenta)
  11. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
 Mosdorëzimi i dokumentave të mësipërme dhe mosplotësimi i kritereve, e skualifikojnë automatikisht aplikantin.
 
Kandidatët do të vlerësohen në dy faza:
 
Faza I-rë – Dosja personale (eksperienca dhe kualifikimet), deri në 70 pikë;
(Do të kualifikohen për fazën e dytë të vlerësimit, tre aplikantët që kanë pikët më të larta nga faza e parë e vlerësimit).
Faza II- Intervista e strukturuar me gojë (Njohuritë, aftësitë, kompetencat në lidhje me përshkrimin e punës si dhe motivimi, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre) deri në 30 pikë;
  • Kandidatët e kualifikuar në fazën e parë të konkurimit do të njoftohen elektronikisht për datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet faza e dytë.
  • Shqyrtimi dhe vlerësimi i aplikimeve, listimi i kandidatëve të kualifikuar do të bëhet brenda datës 31.05.2024
  • Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, duhet të bëhet brenda datës 30.05.2024, nëpërmjet dorëzimit në rrugë postare në protokollin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Rruga “Muhamet Gjollesha”, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Tiranë.