DRIKMT Gjirokastër kontroll në lumin Vjosë për mbledhjen e inerteve të paligjshme
![](https://ikmt.gov.al/wp-content/uploads/2024/04/WhatsApp-Image-2024-04-06-at-11.53.28-AM.jpg)
DRIKMT Gjirokastër ditën e shtunë, më datë 06 prill 2024, në bazë të urdhrit të punës për kontroll në lumin Vjosë për parandalimin e marrjes së inerteve në mënyrë të paligjshme, ka ushtruar kontrolle të vazhdueshme në të gjithë shtratin e lumit.
Gjirokastër/ DRIKMT konstaton ndërtim pa leje në fshatin Goricë në Dropull
![](https://ikmt.gov.al/wp-content/uploads/2024/04/WhatsApp-Image-2024-04-05-at-5.40.07-PM.jpg)
Në bazë të ankesës së ardhur nga posta e komisariatit në Bashkinë Dropull, ditën e premte më 5 prill 2024, DRIKMT Gjirokastër ka kryer inspektim në fshatin Goricë ku ka konstatuar punime pa leje ndërtimi. Për këtë shkelje është mbajtur procesverbal i konstatimit të kundravajtjes për ndërtim shtesë, pa leje ndërtimi.