DRIKMT Berat inspektim në zonën muzeale të Goricës për ndërtime të kundraligjshme
DRIKMT Berat ka zhvilluar inspektim në lagjen muzeale Goricë të Bashkisë Berat. Ky inspektim ka patur në fokus parandalimin e ndërtimeve të kundraligjshme, por edhe evidentimin e rasteve të tyre. Nga ky inspektim nuk janë konstatuar shkelje apo struktura të kundraligjshme në këtë zonë muzeale të Bashkisë Berat.
DRIKMT Korçë dhe Dibër së bashku me Policinë e Shtetit ndalojnë mjete transporti të paligjshëm të lëndës drusore
Ditën e shtunë më 13.07.24 Policia e Shtetit së bashku me DRIKMT Korçë ka ndaluar në aksin rrugor Maliq-Sovjan një mjet i cili transportonte 12 metër kub material drusor në mënyrë të jashtëligjshme. Lënda drusore e llojit dushk iu dorëzua Bashkisë Maliq ndërsa mjeti i ndaluar u sekuestrua. Gjithashtu DRIKMT Dibër në bashkëpunim me Policinë […]
DRIKMT Lezhë dhe Fier, inspektim për prerjen e lëndës drusore
DRIKMT Lezhë dhe Fier kanë kryer inspektim ne zonat pyjore, për monitorimin e gjutisë së paligjshme dhe prerjen e lëndës drusore. Konkretisht u inspektua në Peshtan-Cakran në Bashkinë Fier dhe Selitë në Bashkinë Lezhë, ku nuk u konstatuan vatra zjarri apo shkelje të tjera ligjore.
DRIKMT Korçë inspektim në Bashkinë Devoll, sekuestron 20 mst lëndë drusore të prerë në Përparimaj
Inspektorët e DRIKMT Korçë kanë ushtruar kontroll në zonën Dardhë-Sinicë të Bashkisë Devoll, në ekonominë pyjore Përparimaj-Dardhë. Nga inspektimi i tyre u konstatua prerja e një sasie prej 20 metrasterë lënde drusore e llojit ah. Në vendin e grumbullimit të kësaj sasie nuk u konstatua prania e autorëve të prerjes së lëndës drusore. Ndërkaq, kjo […]
DRIKMT Vlorë inspektim në Bashkinë e Selenicës
DRIKMT Vlorë ka kryer monitorim në ekonominë pyjore në Malin e Bratit – Gumenicë, Bashkia Selenicë.
DRIKMT Berat kontroll në Malin e Tërpanit për parandalimin e prerjeve dhe zjarreve
Inspektorët e DRIKMT Berat kanë ushtruar kontroll në Ekonominë Pyjore “Mali i Tërpanit” në zonën pyjore Teman. Ky kontroll ka patur në fokus parandalimin e prerjeve të paligjshme dhe ndezjes së zjarreve në fondin pyjor.
DRIKMT Kukës, aksion për pastrimin e mjedisit nga mbeturinat
DRIKMT Kukës mori pjesë në aksionin e pastrimit të zonës urbane nga mbeturinat. Ky aksion vjen në kuadër të planit të masave të pastrimit të territorit në nivel vendor.
DRIKMT Shkodër inspektim në Hajmel për ndërhyrjet e paligjshme në fondin pyor
DRIKMT Shkodër ka zhvilluar inspektim në Ekonominë Pyjore/Kullosore “Hajmel-Nënshat”. Kontrolli ka patur në fokus monitorimin e situatës në lidhje me ndërhyrjet e paligjshme në këtë fond sa i takon prerjes së lëndës drusore dhe dëmeve të tjera.
DRIKMT Korçë dhe IMT Bashkia Pogradec, inspektim në subjekte në kuadër të sezonit turistik veror 2024
Në zbatim të urdhrit të Kryeministrit “Për ngritjen e Task-Forcës Ndërinstitucionale të Sezonit Turistik Veror 2024”, inspektorët e DRIKMT Korçë së bashku me inspektorët e IMT Bashkia Pogradec kanë kryer inspektim në liqenin e Ohrit. Ky inspektim ka në fokus ndërtimet dhe zbatimin e lejeve të dhëna përgjatë sezonit turistik si dhe monitorimin e shkarkimeve […]
DRIKMT Korçë inspektim në pyllin e fazanëve në Bashkinë Maliq për prerje dhe gjueti të paligjshme
Inspektorët e DRIKMT Korçë kanë ushtruar kontroll në pyllin e fazanëve në Bashkinë Maliq për prerje të paligjshme të lëndës drusore dhe gjuetinë e paligjshme. Nga ky inspektim nuk u konstatuan parregullsi apo shkelje eventuale.