Lirohet territori për Parkun Natyror Ulëzë, IKMT ndërhyn në zonën e mbrojtur

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit u angazhua në mbështetje të zbatimit të projektit publik “Parku Natyror Liqeni i Ulëzës” dhe Zonës së Mbrojtur përreth tij. Në kuadër të kësaj ndërhyrjeje, IKMT kreu prishjen e disa objekteve me funksion shërbimi, të cilat konsideroheshin pengesë për realizimin e këtij projekti. Pronarët e këtyre objekteve janë trajtuar […]
Vijon projekti i autostradës Tiranë–Durrës, IKMT ndërhyn në zonën e Kasharit

Investimi publik për zgjerimin e autostradës Tirane-Durrës kërkon dhe ndihmën e Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit. Ndërhyrja më e fundit u krye në zonën e mbikalimit të Kasharit ku u prish një objekt biznesi karburant çka i hap rrugën kantierit për ndërtimin e mbikalimit të ri.
KMT nis prishjen e 6 objekteve për zgjerimin e aksit Elbasan–Qafë Thanë

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po kryen prishjen e disa objekteve që janë pengesë për zbatimin e projektit infrastrukturor “Zgjerimi i segmentit rrugor dalje Elbasan – Prrenjas – Qafë Thanë, faza II”. Gjatë kësaj ndërhyrjeje IKMT planifikon prishjen e 6 objekteve, 1 dhe 2 kate me funksion banimi dhe shërbimi. Pronarët e objekteve janë […]
Forcohet kontrolli në pyje, IKMT me fokus të shtuar në verifikimin e shkeljeve

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Inspektimit të Pyjeve dhe përgjegjësit e kontrollit në terren në 12 qarqet e vendit, u theksua nevoja për një ritëm të ri dhe më efektiv në verifikimin dhe ndëshkimin e çdo veprimtarie që bie ndesh me kërkesat ligjore në sektorin pyjor. Gjatë takimeve dhe analizave të zhvilluara, u nënvizua domosdoshmëria […]
Një gjest i thjeshtë, një ndihmë e madhe për jetën

Punonjësit e IKMT-së u bënë pjesë e nismës së dhurimit vullnetar të gjakut, duke treguar edhe një herë se solidariteti dhe kujdesi për komunitetin shprehen më së miri përmes veprave konkrete. Mirënjohje për të gjithë punonjësit që iu përgjigjën kësaj thirrjeje fisnike, si dhe për stafin e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut për bashkëpunimin […]
IKMT në fokus të diskutimeve për forcimin e sigurisë në ndërtim dhe inspektimin teknik

Pjesë e tryezës së organizuar nga Inspektorati i Përgjithshëm ku diskutuam mbi sigurinë në ndërtim dhe reformën e inspektimit teknik në Shqipëri. Bashkë me përfaqësues nga bota akademike dhe shoqatat profesionale shkëmbyem pikëpamje dhe sugjerime rreth problematikës së kontrollit të cilësisë së materialeve të ndërtimit, mbrojtjes nga zjarri dhe sigurisë teknike në kantiere. Në përfundim, […]
Shofer – Sektori I Shërbimeve Mbështetëse në Drejtorinë e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse.
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është: 1. Kujdeset për mirëmbajtjen teknike dhe funksionale të automjetit në përdorim. 2. Informon përgjegjësin e sektorit për çdo problem apo difekt të karakterit teknik, për afatet e kryerjes së kontrollit teknik periodik të detyrueshëm, si dhe për likuidimin e detyrimeve vjetore fiskale dhe siguracionit, në […]
IKMT shemb objekte pa leje në Qeparo, Llogara dhe Himarë

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kreu shembjen e disa objekteve në zonën bregdetare. Në zonën e Llogarasë, pjesë e Njësisë Administrative Orikum, u shemb një objekt pa leje me sipërfaqe 53 m², 1 kat, me muraturë dhe i mbuluar me soletë, i skualifikuar nga ASHK. Në zonën pranë plazhit të Filikurit, pjesë e Bashkisë […]
Hedhja e dherave dhe inerteve në krye të fshatit Dhërmi, IKMT gjobit kompaninë “Gjikuria”, detyrim edhe të rehabilitojë zonën

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ndëshkon me masë administrative gjobë subjektin “Gjikuria”. Drejtoria Qendrore e IKMT-së kreu inspektim në zonën e Dhërmiut ku konstatoi një vend depozitim mbetjesh inerte dhe dhera të dala nga gërmimet në krye të fshatit. Gjatë verifikimit të kryer, subjekti rezultoi se nuk ishte i pajisur me Leje Mjedisi të […]
Trajtimi i mbetjeve të rrezikshme, IKMT gjobit kompaninë “Albchrome” në Elbasan

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndëshkuar me masë administrative gjobë dhe pezullim të përkohshëm të aktivitetit kompaninë “Albchrome”. Drejtoria Rajonale e IKMT-së Elbasan kreu inspektim në këtë subjekt me fokus menaxhimin e mbetjeve dhe trajtimin e tyre. Gjatë kontrollit është konstatuar se subjekti kishte të magazinuara në ambientet ku ushtron aktivitetin rreth 318 […]