Vijon aksioni i IKMT në lumin Buna për heqjen e instalimeve metalike

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar aksionin për prishjen e strukturave dhe instalimeve (pinarë) në shtratin e lumit Buna. Ky aksion po realizohet në bashkëpunim me strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bashkinë Shkodër dhe me mbështetjen e Forcave të Armatosura (FARSH) dhe të Policisë së Shtetit. Qëllimi i këtij aksioni […]

Sheshi “Shqiponja”, IKMT nis prishjen e 5 objekteve

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërmarrë sot aksionin për prishjen e objekteve që përbëjnë pengesë për vijimin e punimeve në sheshin “Shqiponja”, Lumi i Tiranës, Loti 1 & QMT, Faza 2. Planfikohet prishja e pesë objekteve nga 1-3 kate, pronarët e të cilëve janë trajtuar me shpronësim për interes publik.

IKMT, vijon aksioni në kuadër të rikualifikimit të hyrjes së qytetit të Shkodrës

IKMT ka nisur aksionin për prishjen e objekteve pengesë për realizimin e projektit “Rikualifikimi i hyrjes së qytetit të Shkodrës dhe bregut perëndimor të Liqenit të Shkodrës, Muzeu i Navigimit”. Parashikohet prishja e 10 objekteve 1 deri 3 kate me funksion social-ekonomik. Pronarët e objekteve janë shpronësuar për interes publik. Aksioni po zhvillohet normalisht dhe […]

IKMT marrëveshje bashkëpunimi me AMBU dhe AKM për parandalimin e ndotjes mjedisore

Ditën e sotme në mjediset e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes këtij institucioni, Agjensisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU) dhe Agjensisë Kombëtare të Mjedisit (AKM) me fokus angazhimin e përbashkët për prandalimin e ndotjes mjedisore në vendin tonë. Drejtueset e këtyre institucioneve të pranishme në takim […]