Forcohet kontrolli në pyje, IKMT me fokus të shtuar në verifikimin e shkeljeve

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Inspektimit të Pyjeve dhe përgjegjësit e kontrollit në terren në 12 qarqet e vendit, u theksua nevoja për një ritëm të ri dhe më efektiv në verifikimin dhe ndëshkimin e çdo veprimtarie që bie ndesh me kërkesat ligjore në sektorin pyjor. Gjatë takimeve dhe analizave të zhvilluara, u nënvizua domosdoshmëria […]

IKMT në fokus të diskutimeve për forcimin e sigurisë në ndërtim dhe inspektimin teknik

Pjesë e tryezës së organizuar nga Inspektorati i Përgjithshëm ku diskutuam mbi sigurinë në ndërtim dhe reformën e inspektimit teknik në Shqipëri. Bashkë me përfaqësues nga bota akademike dhe shoqatat profesionale shkëmbyem pikëpamje dhe sugjerime rreth problematikës së kontrollit të cilësisë së materialeve të ndërtimit, mbrojtjes nga zjarri dhe sigurisë teknike në kantiere. Në përfundim, […]

Trajtimi i mbetjeve të rrezikshme, IKMT gjobit kompaninë “Albchrome” në Elbasan

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndëshkuar me masë administrative gjobë dhe pezullim të përkohshëm të aktivitetit kompaninë “Albchrome”. Drejtoria Rajonale e IKMT-së Elbasan kreu inspektim në këtë subjekt me fokus menaxhimin e mbetjeve dhe trajtimin e tyre. Gjatë kontrollit është konstatuar se subjekti kishte të magazinuara në ambientet ku ushtron aktivitetin rreth 318 […]

IKMT Zhvilloi Takim me Drejtuesit Rajonalë për Forcimin e Masave në Mbrojtje të Mjedisit

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit zhvilloi sot një takim pune me drejtuesit rajonalë të institucionit dhe përgjegjësit e sektorit të mjedisit, ku në fokus ishte parandalimi i shkeljeve ligjore në fushën e mjedisit dhe forcimi i kontrolleve në terren. Gjatë takimit u theksua nevoja për një ritëm të ri pune dhe rritje të angazhimit […]

Siguria në kantiere, IKMT gjoba dhe pezullim punimesh për 65 subjekte

65 subjekte janë ndëshkuar deri më tani me gjobë dhe vendime për pezullim punimesh në kuadër të masave që po merr Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit përsa i takon respektimit të sigurisë teknike në kantiere. Në territorin e Bashkisë së Tiranës janë verifikuar në total 219 objekte ndërtimi prej të cilave 41 me leje […]

 Inxhinierët e rinj të pyjeve, IKMT marrëveshje me Universitetin Bujqësor të Tiranës

Në mjediset e Universitetit Bujqësor të Tiranës u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi mes këtij institucioni dhe Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Marrëveshja e firmosur nga Rektori z. Fatbardh Sallaku dhe Kryeinspektori i IKMT z.Afrim Qendro synon forcimin e kapaciteteve profesionale dhe institucionale në fushën e mbrojtjes së mjedisit, pyjeve dhe burimeve ujore. Marrëveshja parashikon […]

Siguria në kantieret e ndërtimit, IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret

Zona e Golemit dhe Qerretit rezulton ndër më problematiket sa i takon respektimit të detyrimeve ligjore për sigurimin teknik në kantieret e ndërtimit. Kryeinspektori i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Afrim Qendro, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, zhvilluan sot një takim me sipërmarrësit që ushtrojnë aktivitet në këtë territor. […]

IKMT dhe IP zhvilluan takimin në kuadër të ristrukturimit të IKMT-së

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, së bashku me Inspektorin e Përgjithshëm Dashnor Sula, zhvilloi një analizë të detajuar mbi ecurinë e punës së institucionit. Ristrukturimi i IKMT-së ka nisur me përthithjen e trupave inspektuese në fushat e mjedisit, pyjeve dhe zonave të mbrojtura, të cilat tashmë po integrohen me strukturat e ndërtimit, duke synuar […]

IKMT zhvillon takim me Shoqatën e Ndërtuesve për rritjen e standardeve në sektorin e ndërtimit

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit zhvilloi një takim me përfaqësues të Shoqatës së Ndërtuesve, ku u dakordësua nisja e një faze të re bashkëpunimi përmes institucionalizimit të një tryeze të përbashkët pune, e cila do të shërbejë si një platformë periodike ndërveprimi dhe dialogu mes palëve. Gjatë takimit, përfaqësuesit e sektorit të ndërtimit u […]