Ditën e shtunë më 13.07.24 Policia e Shtetit së bashku me DRIKMT Korçë ka ndaluar në aksin rrugor Maliq-Sovjan një mjet i cili transportonte 12 metër kub material drusor në mënyrë të jashtëligjshme. Lënda drusore e llojit dushk iu dorëzua Bashkisë Maliq ndërsa mjeti i ndaluar u sekuestrua.
Gjithashtu DRIKMT Dibër në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, në Bulqizë u ndaluan dy mjete të cilat transportonin lëndë drusore në mënyrë të jashtëligjshme në sasinë përkatësisht 3 metër kub dhe 5 metër kub dru të llojit ah. Të dyja mjetet e transportit u sekuestruan në Komisariatin e Policisë Bulqizë.