DRIKMT Korçë, kontroll në Liqenin e Prespës për gjuetinë e paligjshme dhe prerjen
Sektori i Inspektimit Pyjor pranë DRIKMT Korçë, ka ushtruar kontroll në zonën e Liqenit të Prespës në Bashkinë Pustec, në lidhje me transportin e paligjshëm të materialit drusor dhe gjuetinë e paligjshme. Nga kontrolli, inspektorët nuk kanë konstatuar raste të shkeljes.