Drejtoritë

1· Drejtoria e Inspektimit të Territorit dhe Planifikimit

Endrit Saliaj

endrit.saliaj@ikmt.gov.al

Përgjegjëse për zbatimin e ligjshmërisë në respektimin e normave dhe standarteve në fushën e planifikimit, zhvillimit, mbrojtjes së territorit e disiplinimit të punimeve në ndërtim, menaxhimit të integruar të burimeve ujore, mbikëqyrjen dhe kontrollin ndaj Inspektorateve të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në nivel qarku, inspektimin e materialeve dhe produkteve të ndërtimit që hidhen në treg, inspektimin e shfrytëzimit të karrierave të nxjerrjes së materialeve të ndërtimit.

2· Drejtoria e Inspektimit të Mjedisit dhe Ujërave

Oen Nallbani

oen.nallbani@ikmt.gov.al

Përgjegjëse për zbatimin e ligjshmërisë në respektimin e normave dhe standarteve në fushën e planifikimit, zhvillimit, mbrojtjes së mjedisit dhe burimeve ujore, menaxhimit të integruar të burimeve ujore, mbikqyrjen dhe kontrollin, inspektimin e shfrytëzimit të karrierave të nxjerrjes së materialeve të ndërtimit dhe për puset e ujit

3· Drejtoria e Inspektimit të Pyjeve

Roland Disha

roland.disha@ikmt.gov.al

Mbulon veprimtarinë për ushtrimin e përgjegjësive të inspektimit mbi zbatimin e ligjshmërisë në këto drejtime kryesore: Të garantojë mbrojtjen dhe sigurinë e pyjeve përmes parandalimit, zbulimit dhe hetimit të veprave penale kundër pyjeve dhe procedimit penal të autorëve të tyre në përputhje me parashikimet e legjislacionit penal. Të bashkëpunojë me strukturat përgjegjëse për kontrollin në pyje sipas ligjit përkatës dhe mbështesin ato sipas kërkesës dhe nevojës.

4· Drejtoria e Informacionit, Kontrollit të të Dhënave dhe Marrëdhënieve me Publikun

Licela Veliu

licela.veliu@ikmt.gov.al

Përgjegjëse për mbarëvajtjen e veprimtarisë së institucionit, grumbullimit, përpunimit dhe koordinimit të veprimarisë së aktivitetit të këtij Institucioni me institucione të tjera ligjzbatuese e konstatuese. Mbledh informacion në mënyrë të vazhdueshme nga të gjitha drejtoritë e tjera dhe prodhon raporte periodike në mbështetje të analizës së plotë të punës të I.K.M.T – së, ofron informacion për publikun dhe institucione të tjera publike apo të huaja sipas kërkesave të marra. Mbështet politikat / aktivitetet sensibilizuese të IKMT- së për mbrojtjen e mjedisit dhe territorit.

5· Drejtoria e Inspektimit Juridik

Enrik Banushi

enrik.banushi@ikmt.gov.al

Ka mision të rregullojë dhe të kryejë të gjithë veprimtarinë juridike dhe legjislative në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, përmirësimin e kuadrit ligjor përkatës, si dhe përfaqësimin ligjor të institucionit në procese gjyqësore dhe në marrëdhënie me të tretët.

6· Drejtoria e Zbatimit të Vendimeve

Erton Mengri

Erton.mengri@ikmt.gov.al

Përgjegjës për organizimin në aspektin praktik të ndërhyrjeve dhe ekzekutimeve në terren, për zbatimin e vendimeve të IKMT – së me objekt: pezullimin e punimeve të ndërtimit, prishjen e ndërtimeve të paligjshme apo sekuestrimin e mjeteve të punës dhe makinerive, etj

7· Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse

Shpresa Agastra

shpresa.agastra@ikmt.gov.al