Programi Transparencës

Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), Autoriteti Publik (në vijim “AP”) duhet të publikojë Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”). AP duhet të publikoj informacion sipas veprimtarisë së tij funksionale si dhe të rishikoj e përditësoj PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.

Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale
në posedim të A.P. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit AP duhet të vlerësojë nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.

Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP.

Në programin e transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, AP duhet të mbajnë parasysh interesin e publikut
si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.

  • Legjislacioni Kombetar
  • Akte nënligjore
  • Njoftimi dhe konsultimi publik (Linku)
  • Komente/Rekomandime/Opinione të palëve të interesuara/grupe interesi
  • Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve
  • Raportet vjetore për transparencën në procesin e vendimmarrjes
  • Procedura/mekanizma për të dhënë mendime lidhur me hartimin e politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AP
  • Emër mbiemër të koordinatorit për konsultimin publik, adresë postare/elektronike

Shënim: IKMT NUK E OFRON KETE SHERBIM.

  •  Koordinatori: Adelina Gjonaj
  •  E-mail: Info@ikmt.gov.al
  • Adresa: Rruga Muhamet Gjollesha, ngjitur me Inxhinierinë e Ndërtimit
  • Orari: E hene-E enjte 08:00-16:30
    E premte: 08:00-14:00
  •  Format Ankese
    • Lista e dokumentave qe administrohen nga IKMT
    • Formën e dokumenteve/informacioneve (elektronik, kopje fizike, audio, video, foto)
  •  Njoftime të ndryshme
  •  Njoftime për procedurat e rekrutimit/pranimit në shërbim civil
  • Publikime
  • Statistika

Shënim: AP vlerëson publikimin duke patur parasysh kërkesat që merr më shpesh.