Vijon aksioni në Valbonë, IKMT shemb ndërtime pa leje në zonën e mbrojtur

IKMT vijon aksionin në Parkun Kombëtar të Valbonës për prishjen e ndërtimeve pa leje. Është shembur objekti 3-katësh me nënçati, me konstruksion betonarme dhe muraturë tulle, i ndërtuar në kundërshtim me ligjin. Të vendosur për goditjen e paligjshmërisë, mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e zonave të mbrojtura. #IKMT #Valbonë #MbrojtjaeTerritorit #NdërtimePaLeje #Mjedisi