IKMT vijon prishjet e ndërtimeve pa leje pranë Aeroportit të Rinasit

nspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po vijon aksionin në zonën përreth Aeroportit të Rinasit, ku aktualisht po kryhen prishje të mureve rrethuese dhe çmontime të objekteve të ndërtuara pa leje. Veprimet synojnë lirimin e hapësirave publike dhe rikthimin e rendit ligjor në territor.
IKMT vijojn prishjet e ndërtimeve në aksin rrugore kombëtar Elbasan–Rrogozhinë

IKMT, në bashkëpunim me Autoriteti Rrugor Shqiptar , vijon punën intensive për prishjen e ndërtimeve të kryera në shkelje të distancave të sigurisë përgjatë akseve rrugore kombëtare. Aktualisht, grupet e IKMT-së dhe ARRSH-së po zhvillojnë aksionin në aksin Elbasan–Rrogozhinë.