Specialist (Inspektor)- Sektori i Inspektimit Pyjor në Drejtorinë Rajonale të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Korçë

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin/et si më sipër është:

Është përgjegjës dhe zbaton detyrat e sektorit përkatës në ushtrimin e detyrave funksionale.
Është përgjegjës për organizimin dhe për cilësinë e efektivitetit të veprimtarisë së punës së tij.
Merr pjesë në aktivitete trajnuese të cilat ndikojnë në përmirësimin dhe kualifikimin profesional.
Sigurojnë zbatimin e parimit të përgjegjësisë mjedisore në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Kontrollon zbatimin e dispozitave ligjore dhe të akteve nënligjore në fuqi për pyjet, kullotat, zonat e mbrojtura, florën e egër, veprimtaritë e gjuetisë dhe veprimtaritë e tjera që zhvillohen në fondin pyjor nga subjektet private dhe publike.
Parandalon, zbaton dhe lufton dëmtimin, pushtimin, shpërdorimin, tjetërsimin, shkatërimin dhe degradimin e pyjeve të tokës pyjore, cënimin nga ndërhyrjet e pakontrolluara në fondin pyjor dhe mjedisin natyror.
Bllokon veprimtaritë e ushtruara nga çdo person fizik,juridik që nuk shlyen detyrimet ligjore në afatet e caktuara ose që nuk respektojnë kushtet e kontratave.
Garanton mbrojtjen dhe sigurinë e pyjeve përmes parandalimit, zbulimit dhe hetimit të veprave penale kundër pyjeve dhe procedimin penal të autoreve të tyre në përputhje me parashikimet e legjislacionit penal.
Bashkëpunon me organet e Policisë së Shtetit, organet tatimore dhe organet e qeverisjes lokale për veprimtaritë dhe funksionet që parashikohen në ligje të tjera.
Mbikëqyr zbatimin e legjislacionit për përdorimin dhë vjeljen e prodhimeve pyjore nga burimet pyjore e jo pyjore në pronësi apo perdorim të njësive të qeverisjes vendore, zonat e mbrojtura ose në pronesi private.

Kritere të përgjithshme:

Të jetë shtetas shqiptar;
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
Të mos jetë i dënuar brenda dhe jashtë vendit.

Kritere të posaçme:

Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor; Master Profesional ose Master Shkencor në shkencat e inxhinierisë së mjedisit, shkenca bujqësore, gjeologji-miniera, shkencat e natyrës, shkenca ekonomike, shkenca juridike.
Të ketë të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion.

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

Kërkesë për punë (të specifikohet pozicioni në të cilin po kryhet aplikimi)
Jetëshkrim
Diplomë dhe listën e notave të noterizuar (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë)
Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
Vërtetim të gjendjes shëndetësore
Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
Vërtetim që nuk ka marrë masa disiplinore për cënim të rregullave të etikës.
Vërtetim gjykate / prokurorie
Letër referencë
2 (dy) foto (për dokumenta)
Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Mosdorëzimi i dokumentave të mësipërme dhe mosplotësimi i kritereve, e skualifikojnë automatikisht aplikantin.

Kandidatët do të vlerësohen në dy faza:

Faza I-rë – Dosja personale (eksperienca dhe kualifikimet), deri në 70 pikë;

(Do të kualifikohen për fazën e dytë të vlerësimit, tre aplikantët që kanë pikët më të larta nga faza e parë e vlerësimit).

Faza II- Intervista e strukturuar me gojë (Njohuritë, aftësitë, kompetencat në lidhje me përshkrimin e punës si dhe motivimi, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre) deri në 30 pikë;

Kandidatët e kualifikuar në fazën e parë të konkurimit do të njoftohen elektronikisht për datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet faza e dytë.

Shqyrtimi dhe vlerësimi i aplikimeve, listimi i kandidatëve të kualifikuar do të bëhet brenda datës 18.06.2024

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, duhet të bëhet brenda datës 14.06.2024, nëpërmjet dorëzimit në rrugë postare në protokollin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Rruga “Muhamet Gjollesha”, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Tiranë.