Inspektor – Sektori i Inspektimit të Territorit në Drejtorinë e Inspektimit të Territorit dhe Planifikimit në Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin/et si më sipër është:

Zbaton programin e punës sipas miratimit nga përgjegjësi i sektorit, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fushën e inspektimit.
Ushtron kontrolle në sektorët e Drejtorive Rajonale të IKMT– së, në bazë të metodikave dhe programeve të miratuara, jep ndihmesë për riparimin e të metave dhe përmirësimin e punës, sipas ndarjes organizative të mbulimit territorial.
Në zbatim të detyrave që i ngarkohen, ushtron kontrolle dhe verifikime të drejtpërdrejta, për problematika të veçanta që përfshihen në objektin e veprimtarisë të sektorit.
Evidenton rezultatet e kontrollit dhe së bashku me zgjidhjen e dhënë prej tij, raporton konkluzionet tek përgjegjësi i sektorit.
Sipas porosive të eprorëve, përpilon shkresa dhe materiale të ndryshme që lidhen me korrespondencën zyrtare të institucionit, duke nënshkruar kopjen e dokumentit që arkivohet.
Mban kontakt të vazhdueshëm me Drejtoritë Rajonale të IKMT- së, në lidhje me evidentimin e problemeve të ndryshme dhe zgjidhjen e tyre, shkëmbimin e informacionit të nevojshëm, si dhe çështje të tjera.
Në funksion të ushtrimit të iniciativës legjislative nga institucioni, merr pjesë në grupet e posaçme të punës, të ngritura me urdhër të veçantë të Kryeinspektorit, për hartimin e projekt-akteve ligjore dhe nënligjore.
Në mbështetje të punës të strukturave të inspektimit dhe ekzekutimit në aparatin qëndror, drejtorive rajoanale të IKMT- së, aktivizohet me detyra konkrete në terren (në përputhje me profilin profesional), sipas urdhërave të dhëna nga eprorët.
Me urdhër të eprorit kompetent, merr pjesë në komisionet e ngritura për zbatimin e procedurave të prokurimit.

Kritere të përgjithshme:

Të jetë shtetas shqiptar;
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
Të mos jetë i dënuar brenda dhe jashtë vendit.

Kritere të posaçme:

Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor dhe Master Profesional/ Master Shkencor në fushat e drejtësisë, inxhinierisë së ndërtimit, artitekturës, urbanistikës, konstruksionit, transportit, teknologjisë së materialeve, gjeologjisë, hidrogjeologjisë dhe mjedisit. (Diploma e nivelit
Të ketë të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion.

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

Kërkesë për punë (të specifikohet pozicioni në të cilin po kryhet aplikimi)
Jetëshkrim
Diplomë dhe listën e notave të noterizuar (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë)
Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
Vërtetim të gjendjes shëndetësore
Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
Vërtetim që nuk ka marrë masa disiplinore për cënim të rregullave të etikës.
Vërtetim gjykate / prokurorie
Letër referencë
Certifikatë personale / certifikatë familjare
2 (dy) foto (për dokumenta)
Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Mosdorëzimi i dokumentave të mësipërme dhe mosplotësimi i kritereve, e skualifikojnë automatikisht aplikantin.

Kandidatët do të vlerësohen në dy faza:

Faza I-rë – Dosja personale (eksperienca dhe kualifikimet), deri në 70 pikë;

(Do të kualifikohen për fazën e dytë të vlerësimit, tre aplikantët që kanë pikët më të larta nga faza e parë e vlerësimit).

Faza II- Intervista e strukturuar me gojë (Njohuritë, aftësitë, kompetencat në lidhje me përshkrimin e punës si dhe motivimi, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre) deri në 30 pikë;

Kandidatët e kualifikuar në fazën e parë të konkurimit do të njoftohen elektronikisht për datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet faza e dytë.

Shqyrtimi dhe vlerësimi i aplikimeve, listimi i kandidatëve të kualifikuar do të bëhet brenda datës 18.06.2024

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, duhet të bëhet brenda datës 14.06.2024, nëpërmjet dorëzimit në rrugë postare në protokollin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Rruga “Muhamet Gjollesha”, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Tiranë.