DRIKMT Lezhë në terren, izolon vatrën e zjarrit në Shmri të Mirditës

Si pasojë e vatrës së zjarrit në ekonominë pyjore Spaç, në fshatin Shmri të Njësisë Administrative Orosh të Mirditës, DRIKMT Lezhë ka qenë në terren për monitorimin e situatës dhe për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

Sipas informacioneve në momentin e mbërritjes së inspektorëve zjarri ishte ende aktiv sidomos në pjesën perëndimore të vatrës edhe pse jo në përmasa të mëdha. Përmes mjeteve rrethanore u izoluan pjesë të kësaj vatre po pa arritur shuarjen përfundimtare.

Nga strukturat përkatëse në vijim pritet vlerësimi i saktë i sipërfaqes së djegur.