IKMT nis aksionin për projektin e rrugës Transballkanike në Vlorë

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur prishjen e objekteve që pengojnë zbatimin e projektit rrugor “Lidhja e Rrugës Transballkanike me Portin Detar, Vlorë”.
Në kuadër të këtij projekti, është planifikuar prishja e 27 objekteve 1–2 katëshe, ndërsa poseduesit janë trajtuar me procedurën e shpronësimit për interes publik.