Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), me mbështetjen e Policisë së Shtetit, po vijon aksionin në Parkun Kombëtar të Valbonës, Tropojë, për prishjen e ndërtimeve të paligjshme.
Pas aksionit të djeshëm, ku u prishën 8 objekte të ndërtuara me betonarme, ditën e sotme IKMT ka evidentuar dhe planifikuar prishjen e 12 strukturave prej betoni dhe ngrehinave të ndërtuara pa leje.
Evidentimi dhe goditja e paligjshmërisë do të vijojë pa ndërprerje, duke garantuar mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e zonave të mbrojtura.
#IKMT #Valbona #MbrojtjaeTerritorit #NdërtimePaLeje #Mjedisi