IKMT nis aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje përgjatë projektit “Unaza Spitallë – Currila”

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur aksionin për prishjen e objekteve të paligjshme që pengojnë zbatimin e projektit rrugor me interes publik “Unaza Spitallë – Currila”, në Bashkinë Durrës.