Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) vijon aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje përgjatë vijës bregdetare, me synim rikthimin e hapësirave publike dhe mbrojtjen e territorit.
Aktualisht po zhvillohen ndërhyrje në zonën e Rradhimës, Vlorë. Ky aksion do të vijojë edhe në zona të tjera bregdetare ku janë evidentuar ndërtime të paligjshme.
IKMT mbetet e angazhuar të veprojë me transparencë, duke siguruar që hapësirat publike t’u rikthehen qytetarëve.
