Inspektorati i Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit me mbështetjen e Policisë së Shtetit po çliron hapësirat përgjatë rrugëve kombëtare nga ndërhyrjet dhe zhvillimet e kundërligjshme. Ndalohen me ligj vendgrumbullimet e mjeteve motorike, rimorkiove, si dhe të pjesëve të tyre të këmbimit, mjeteve të dala jashtë përdorimit përgjatë rrugëve. Gjatë fazës së parë të këtij procesi do të kërkohet heqja vullnetare nga zotëruesit e këtyre vend-grumbullimeve.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ndoqi nga afër një aksion të IKMT në autostradën Tiranë-Durrës, për pastrimin nga vendgrumbullimet e mjeteve motorike të vjetra, pikave të skrapit etj.
Në këtë aksion, IKMT mbështetet nga forca të Policisë së Shtetit, të Komisariatit Vorë, në mënyrë që të çlirohen hapësirat ndanë rrugëve kryesore nga këto biznese të paligjshme.
Gjatë këtij inspektimi, Balla theksoi se “ka një ligj i cili detyron çdo biznes që të qëndrojë 1 km larg rrugës kryesore. Pastaj, më keq se kaq, vendosja e makinave në karrexhatë, është burim aksidentesh. Duam mirëkuptimin tuaj që të merrni mesat, por mos harroni që kjo është jo vetëm e lidhur me aspektin e sigurisë, por mbi të gjitha lidhet me një pastrim që duam t’iu bëjmë krahëve të të gjitha rrugëve të Shqipërisë. Këtu do të përfshihet edhe Policia e Shtetit. Ju duhet jo vetëm ta mbështesni IKMT, por në zbatim të urdhrit, në mënyrë të drejtpërdrejtë, duhet të merrni kontakte me të gjitha bizneset, të cilat duhet të zbatojnë ligjin. Po ashtu të kujdeseni për heqjen e këtyre mjeteve që janë parkuar në mënyrë të parregullt dhe që janë burim