Në kuadër të projektit “Unaza e Madhe”, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar punën për aksionin në lidhje me shembjen e objekteve të ndërtuara në kundërshtim me ligjin dhe me VKM shpronësimi.
Ditën e sotme, datë 13.02.2024 është shembur një ndërtesë 5 katëshe në Lotin e parë, në zonën e Laprakës me vendim prishje nga IKMT.
Aksioni ka si qëllim lirimin e sheshit dhe hapësirave publike, ku do të kalojë Unaza e Madhe.
Inspektorët e IKMT-së bashkë me Policinë e Shtetit, kanë marrë masat për lajmërimin e banorëve në afërsi të objektit si dhe për vendosjen e perimetrit të sigurisë.