Lungomare, IKMT fillon prishjen e 10 objekteve
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot prishjen e disa objekteve të paligjshme që pengojnë zbatimin e Loteve 3 dhe 4 të Lungomares në Vlorë. Ndërtimet, dhjetë (10) të tilla, janë me funksione shërbimi.
“Unaza e Madhe e Tiranës”, IKMT aksion tek Ura e Gjerozës
“Unaza e Madhe e Tiranës”, loti IV, IKMT duke prishur sot objektin dy katësh tek Ura e Gjerozës
Projekti i hyrjes në Shkodër, IKMT prish 11 objekte (video)
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vazhdon me prishjen e objekteve që pengojnë zbatimin e projektit publik “Rikualifikim i hyrjes së qytetit Shkodër dhe bregut perëndimor të Liqenit të Shkodrës”. Janë 11 objekte 1 dhe 2 katëshe me funksione të ndryshme që do të prishen.
DRIKMT Gjirokastër inspektim në një subjekt për ndotjen akustike
Inspektorët e DRIKMT Gjirokastër kanë qenë për inspektim në një subjekt për prodhimin e bukës dhe nënprodukteve të tjera të brumit. Subjekti ishte pjesë e një ankese për trajtimin e ndotjes akustike. Pas ndërhyrjes së inspektorëve, palët ranë dakort që ndotja akustike e gjeneruar nga aspiratorët do të trajtohet brenda një afati të caktuar kohor […]
DRIKMT Lezhë monitorim për evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarri
Inspektorët e DRIKMT Lezhë, po kryejnë monitorim në zonën Shëngjin-Rana e Hedhun për evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarri i rënë javën e kaluar. Aktualisht nuk ka vatra zjarri në këtë zonë.
DRIKMT Kukës inspektim për ndërhyrjen e paligjshme në ekonominë pyjore Tej-Drini i Bardhë
Grupi i punës nga Sektori i Inspektimit Pyjor në DRIKMT Kukës, kanë kryer kontroll për prerjen dhe ndërhyrjen e paligjshme në ekonominë pyjore Tej-Drini i Bardhë. Gjatë këtij inspektimi në terren nuk është konstatuar asnjë shkelje ligjore.
DRIKMT Berat inspektim në Parkun Kombëtar të Tomorrit për izolimin e vatrës së zjarrit
DRIKMT Berat gjatë ditës së sotme po kryen inspektim në ekonominë pyjore “Devri Terrovë” në zonën pyjore pjesë të Parkut Kombëtar të Tomorrit. Ky inspektim në bashkëpunim me ADZM Berat dhe repartin zarrfikës Skrapar, ka në fokus marrjen e masave për izolimin e plotë të zjarrit të rënë dy ditë më herët.
DRIKMT Berat, inspektim në subjekt për mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin e mbetjeve
DRIKMT Berat, vijon inspektimet në terren në një subjekt në lidhje me verifikimin e zbatueshmërisë së legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimit të mbetjeve.
DRIKMT Gjirokastër inspektim në Libohovë për prerjen e paligjshme të druve
DRIKMT Gjirokastër në bazë të planit të punës, ka kryer inspektim në Bashkinë Libohovë, për monitorimin e gjuetisë së paligjshme dhe prerjen e lëndës drusore. Gjatë këtij inspektimi në terren nuk është konstatuar asnjë shkelje ligjore.
DRIKMT Lezhë në gatishmëri në terren për shuarjen e zjarrit pranë Urës së Milotit
Gjatë ditës së sotme në vendin e quajtur Pllanë pranë Urës së Milotit, grupi i punës nga Sektori i Inspektimit Pyor në DRIKMT Lezhë kanë konstatuar një vatër zjarri. DRIKMT Lezhë ka qenë në gatishmëri per izolimin e kësaj vatre në bashkëpunim me zjarrfikësit dhe banorët e zonës. Dëmi ekonomik ishte në përmasa të vogla […]