DRIKMT Korçë dhe IMT Bashkia Pogradec, inspektim në subjekte në kuadër të sezonit turistik veror 2024

Në zbatim të urdhrit të Kryeministrit “Për ngritjen e Task-Forcës Ndërinstitucionale të Sezonit Turistik Veror 2024”, inspektorët e DRIKMT Korçë së bashku me inspektorët e IMT Bashkia Pogradec kanë kryer inspektim në liqenin e Ohrit. Ky inspektim ka në fokus ndërtimet dhe zbatimin e lejeve të dhëna përgjatë sezonit turistik si dhe monitorimin e shkarkimeve […]
DRIKMT Korçë inspektim në pyllin e fazanëve në Bashkinë Maliq për prerje dhe gjueti të paligjshme

Inspektorët e DRIKMT Korçë kanë ushtruar kontroll në pyllin e fazanëve në Bashkinë Maliq për prerje të paligjshme të lëndës drusore dhe gjuetinë e paligjshme. Nga ky inspektim nuk u konstatuan parregullsi apo shkelje eventuale.
DRIKMT Korçë kontroll në Devoll dhe Vithkuq për transportin e paligjshëm të lëndës drusore

Inspektorët e DRIKMT Korçë kanë ushtruar kontroll në zonat Arrzë dhe Nikolicë të Bashkisë Devoll dhe në zonën e Vithkuqit në Bashkinë Korçë. Ky inspektim kishte në fokus parandalimin e transportit të paligjshëm të materialt drusor. Nga kontrolli nuk u konstatuan raste eventuale të kësaj shkeljeje.
DRIKMT Lezhë inspektim në fondin pyjor “Milot-Lester” për tjetërsim dhe transport të lëndës drusore

Inspektorët e DRIKMT Lezhë kryen monitorimin e ekonomisë pyjore “Milot-Lester” në lidhje me rastet eventuale të lëvizjes së mjeteve me material drusor apo produkte të tjera me origjinë nga fondi pyjor. Gjatë këtij monitorimi nuk u konstatuan raste të mjeteve që transportojnë lëndë drusore si dhe nuk u konstatuan raste të zënies apo të tjetërsimit […]
DRIKMT Dibër, kontroll në subjekte për menaxhimin e mbetjeve dhe inspektim për ndalimin e transportit të lëndës drusore

Sektori i Inspektimit të Mjedisit dhe Ujërave në DRIKMT Dibër zhvilloi kontroll në një subjekt gomisteri, me fokus inspektimin e menaxhimit të mbetjeve. Gjithashtu inspektorët ishin në një subjekt të grumbullimit dhe tregtimit të bimëve mjekësore, si dhe në aksin rrugor “Burrel-Komsi” për transportin e paligjshëm të lëndës drusore. Nga këto inspektime nuk u konstatuan […]
DRIKMT Fier, inspektim në kuadër të moratoriumit të gjuetisë

Inspektorët e pyjores në DRIKMT Fier kanë monitoruar ekonominë pyjore “Kraps-Gjorgjoz” në Bashkinë Fier. Ky inspektim vjen në kuadër të Ligjit për nr. 60/2022 “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë”. Nga ky inspektim nuk u konstatuan shkelje.
DRIKMT Kukës inspektim në subjektet minerare për ndërhyrjet në fondin pyjor

Sektori i pyjeve në DRIKMT Kukës ka kryer inspektim mbi evidentimin e subjekteve minerare dhe ndërhyrjet në fondin pyor, të Ekonomisë Pyjore Surroj, në Bashkinë Kukës. Nga inspektimi nuk u konstatuan shkelje ligjore.
“Dita e Liqenit”, aktitivet ndërgjegjësues në ruajtje të pasurive tona liqenore dhe ekosistemit të florës dhe faunës nga ndotja!

Në kuadër të “Ditës së Liqenit”, të premten e 21 qershorit, Drejtoritë Rajonale të IKMT në Korçë, Shkodër, Tiranë dhe Elbasan, zhvilluan aktivitet ndërgjegjësues në liqenet e qarqeve përkatëse: në Liqenin e Ohrit, Liqenin e Shkodrës, Liqenin e Farkës dhe Liqenin e Belshit. Aktiviteti pati në fokus ndërgjegjësimin e qytetarëve por edhe subjekteve që zhvillojnë […]
Inspektorët e DRIKMT Berat kryejnë inspektim në HEC-et e Skraparit

Sektori i Inspektimit Pyjor në DRIKMT Berat ka kryer inspektim në HEC-et Back 1,2 dhe 3 për zbatimin e kontratës me Bashkinë Skrapar. Inspektorët kanë zhvilliar një takim dhe me kryetarin e Njësisë Administrative Potom, Bashkia Skrapar.
DRIKMT Shkodër heq tabelat reklamuese nga pika kufitare Hani i Hotit

DRIKMT Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë e Zbatatimit të Vendimeve bëri të mundur heqjen e tabelave reklamuese. Këto tabela u hoqën në afërsi të pikës doganore Hani i Hotit, Bashkia Malësi e Madhe.