DRIKMT Lezhë në terren, izolon vatrën e zjarrit në Shmri të Mirditës

Si pasojë e vatrës së zjarrit në ekonominë pyjore Spaç, në fshatin Shmri të Njësisë Administrative Orosh të Mirditës, DRIKMT Lezhë ka qenë në terren për monitorimin e situatës dhe për izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Sipas informacioneve në momentin e mbërritjes së inspektorëve zjarri ishte ende aktiv sidomos në pjesën perëndimore të vatrës edhe […]
DRIKMT Korçë, inspektim në servis automjetesh për menaxhimin e mbetjeve

DRIKMT Korçë inspektoi një subjekt me aktivitet servis automjetesh në qytetin e Korçës. Ky inspektim kishte në fokus menaxhimin e mbetjeve dhe ujërave. Nga ky kontroll nuk u konstatuan problematika.
DRIKMT Berat, inspektim në subjektin autoservis për menaxhimin e mbetjeve

DRIKMT Berat ka kryer ditën e djeshme inspektim në një subjekt autoservis. Inspektorët e Mjedisit dhe Ujërave kanë kontrolluar menaxhimin e mbetjeve dhe të ujëravë të subjektit me qëllim zbatimin e dispozitave për trajtimin e këtyre mbetjeve. Gjatë këtij inspektimi nuk janë konstatuar shkelje.
DRIKMT Gjirokastër inspekton zonën muzeale për parandalimin e ndërtimeve të paligjshme

DRIKMT Gjirokastër ka kryer kontroll në zonën muzeale të Bashkisë Gjirokastër me qëllim parandalimin e ndërtimeve të paligjshme në këtë zonë. Nga grupi inspektues është konstatuar se në lagjet e inspektuara nuk ka patur shkelje të ligjit për zbatueshmërinë e punimeve në proces.
VIDEO / IKMT aksion në terren në bypass-in e Vlorës dhe aksin Orikum-Dukat

Pas konstatimit të dëmtimit të trafikndarëseve dhe ngritjes së kioskave në akset rrugore me fluks turistik – konkretisht në bypass-in e Kaninës dhe në aksin Orikum-Dukat, Bashkia Vlorë – inspektorët e IKMT ndodhen në terren për të verifikuar situatën. IKMT do të vazhdojë në mënyrë të pandërprerë monitorimin në terren duke identifikuar çdo shkelje si […]
Policia e Shtetit dhe DRIKMT Korçë sekuestrojnë mjetin me lëndë drusore të paligjshme

Me kërkesën e Sektorit Kundër Krimit Ekonomik, pranë Drejtorisë Vendire të Policisë Korçë, u kryen veprimet përkatëse lidhur me kapjen e një mjeti tip kamion me targa AA773MJ. Ky mjet transportonte 28 m3 lëndë drusore të llojit ah, në mënyrë të jashtëligjshme. DRIKMT Korçë kreu sekuestrimin e lëndës drusore, e cila iu dorëzua Bashkisë Korçë. […]
DRIKMT Berat inspektim në zonën muzeale të Goricës për ndërtime të kundraligjshme

DRIKMT Berat ka zhvilluar inspektim në lagjen muzeale Goricë të Bashkisë Berat. Ky inspektim ka patur në fokus parandalimin e ndërtimeve të kundraligjshme, por edhe evidentimin e rasteve të tyre. Nga ky inspektim nuk janë konstatuar shkelje apo struktura të kundraligjshme në këtë zonë muzeale të Bashkisë Berat.
DRIKMT Korçë dhe Dibër së bashku me Policinë e Shtetit ndalojnë mjete transporti të paligjshëm të lëndës drusore

Ditën e shtunë më 13.07.24 Policia e Shtetit së bashku me DRIKMT Korçë ka ndaluar në aksin rrugor Maliq-Sovjan një mjet i cili transportonte 12 metër kub material drusor në mënyrë të jashtëligjshme. Lënda drusore e llojit dushk iu dorëzua Bashkisë Maliq ndërsa mjeti i ndaluar u sekuestrua. Gjithashtu DRIKMT Dibër në bashkëpunim me Policinë […]
DRIKMT Lezhë dhe Fier, inspektim për prerjen e lëndës drusore

DRIKMT Lezhë dhe Fier kanë kryer inspektim ne zonat pyjore, për monitorimin e gjutisë së paligjshme dhe prerjen e lëndës drusore. Konkretisht u inspektua në Peshtan-Cakran në Bashkinë Fier dhe Selitë në Bashkinë Lezhë, ku nuk u konstatuan vatra zjarri apo shkelje të tjera ligjore.
DRIKMT Korçë inspektim në Bashkinë Devoll, sekuestron 20 mst lëndë drusore të prerë në Përparimaj

Inspektorët e DRIKMT Korçë kanë ushtruar kontroll në zonën Dardhë-Sinicë të Bashkisë Devoll, në ekonominë pyjore Përparimaj-Dardhë. Nga inspektimi i tyre u konstatua prerja e një sasie prej 20 metrasterë lënde drusore e llojit ah. Në vendin e grumbullimit të kësaj sasie nuk u konstatua prania e autorëve të prerjes së lëndës drusore. Ndërkaq, kjo […]