Dita e biodiversitetit/ IKMT aktivitet për pastrimin e zonave bregdetare, muzeale dhe parqeve

Drejtoria e Inspektimit të Mjedisit dhe Ujërave dhe 12 Drejtoritë Rajonale të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, kanë organizuar një aktivitet për pastrimin e zonave bregdetare, muzeale dhe parqeve në qytete të ndryshme.

Ky aktivitet vjen në kuadër të ditës ndërkombëtare të biodiversitetit.

IKMT u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të mbajmë pastër mjedisin që na rrethon.